E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu-Rames: Kujdes me SHISH, nuk eshte forum partie Eva Gjura

Mazhoranca reagoi dje ashper ndaj akuzave te opozites, per shkarkimin e kryetarit te SHISH-it dhe emerimin e kryetarit te ri. Gjate nje komunikimi me median, ministria e Integrimit njeheresh edhe Zedhenese e Qeverise, Majlinda Bregu, tha se emerimi i kreut te ri te SHISH-it eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Ne emer te qeverise, Bregu tha se Rama po derdh lot kot ne lidhje me shkarkimin dhe emerimin e kreut te SHISH-it, sepse ne cdo vend te lire te botes, Sherbimi Informativ eshte agjenci e ekzekutivit dhe jo prone apo forum i ndonje partie politike. "Z. Rama dhe suita e tij mediatike, behen qesharake kur cirren dhe vajtojne se u zevendesua pas tete vitesh, drejtori i SHISH-it, nderkohe qe qeverite socialiste, gjate tete viteve ne pushtet, nderruan tre drejtore te ketij Sherbimi dhe nuk nguruan te vendosin ne krye te tij, ne emer te depolitizimit, anetarin e kryesise se PS-se, Fatos Klosin, te ndjekur nga sherbimet e vendit, per lidhje agjenturore me sherbime te huaja dhe te akuzuar boterisht si trafikant armesh, i shkarkuar nga kryeministri Majko, per kontrabande", - tha Bregu. Sipas saj, sot Sherbimi drejtohet nga z. Visho Ajazi, nje personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me nje karriere akademike dhe zyrtare nder me te shkelqyerat. Bregu tha se, ai u ftua ne Shqiperi ne kuader te programit te Ekselences dhe Brain Gain-it te qeverise shqiptare, per te kontribuar ne zhvillimin e ketij vendi. Per ministren, opozita po kerkon te mbuloje me zhurme aktin e papergjegjshem te bllokimit te heqjes se imunitetit dhe marrjes se statusit te vendit kandidat, ka shperthyer ne nje stuhi histerike, gjoja per mbrojtjen e pavaresise se institucioneve shteterore, te cilat, sipas PS-se qenkan vendosur ne sundim nje partiak apo ne sundimin e PD-se. Sipas saj, deklaratat e bera nga opozita jane deklarata primitive dhe shpifje, pasi asnje shqiptar nuk mund te mashtrohet nga histeria e trillimet e paskrupullta e banale, te drejtuesve te PS-se. Gjithashtu, ne emer te qeverise, Bregu i ka kujtuar te gjithe shqiptareve, se jane neobllokmenet ata qe erdhen me dhune ne pushtet ne vitin '97, qe nxoren me dhune dhe polici nga zyra, kryetarin e Gjykates Kushtetuese, z. Rustem Gjata. Ajo permendi se ishin ata qe qe instaluan po me dhune, ne emer te pavaresise se gjyqesorit, si kryetar te Gjykates Kushtetuese, anetarin e byrose politike te PS-se, Fehmi Avdiun, njeriun qe ne vitin 1989 kishte denuar me varje disidente te pafajshem. Kurse kjo, mazhorance ka votuar per kryetar te Gjykates Kushtetuese nje gjykates, i cili nuk ka qene kurre anetar i ndonje partie dhe qe nuk ka dhene kurre denime politike", - u shpreh ministria Bregu.

"Neobllokmenet nuk pranojne dot sundimin e shumices"

"Emerimi i kreut te ri te SHISH-it eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit." Kjo eshte pergjigja qe i jep mazhoranca, akuzave te opozites ne lidhje me shkarkimin e kreut te SHISH-i, Bahri Shaqiri, nga presidenti i Republikes dhe emerimin e kreut te ri, Visho Ajazi. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, permendi dje levizjet qe kane bere me pare socialistet per te rrenuar pavaresine e institucioneve shteterore. "Jane neobllokmenet ata, qe per te rrenuar pavaresine e institucioneve shteterore, vendosen ne krye te KLD-se, ne krye te Gjykates se Larte te vendit dhe Bankes se Shtetit, tre ministra te qeverise socialiste, perkatesisht zoterinjte Ilir Panda, Thimio Kondi dhe Shkelqim Cani. Keta dy te fundit, njeherazi edhe anetare te Kryesise se PS-se", tha Bregu. Duke kundershtuar pretendimet e opozites, se kjo mazhorance ka emeruar militantet e saj ne krye te institucioneve kushtetuese, ministria Bregu u shpreh se: "Sot, KLD-ja ka si nenkryetar nje jurist te respektuar, qe ka punuar me ndershmeri prej 16 vjeteve ne administraten e ketij shteti; asnjehere anetar i ndonje partie. Gjykata e Larte ka per kryetare nje gjykatese me karriere te panderprere si gjyqtare, nga viti '87 e gjer sot, e qe nuk ka vendosur per vrasjen e ndonje njeriu te pafajshem. Sot, Banka e Shtetit drejtohet nga nje bankier me karriere te panderprere bankare, prej mbi 20 vjetesh dhe i propozuar ne mandatin e tij te pare, nga qeveria socialiste". Bregu i kujtoi shqiptareve, se neobllokmenet nuk mund te pranojne pushtetin e shumices, ndaj dhe sot ata kerkojne Kushtetuten e sundimit te pakices, por kjo nuk do te ndodhe kurre ne kete vend, dhe koherat e eterve te tyre nuk kthehen me.

Kontributi i Visho Ajazit

Nga viti 2009 e ne vazhdim, zoti Ajazi ka dhene nje kontribut madhor ne projektet me kryesore te Shqiperise dixhitale. Ai ka perfaqesuar me dinjitet Shqiperine ne forume te rendesishme nderkombetare te fushes dixhitale, si: Keshilltar i Larte Politik per mbrojtjen kibernetike prane NATO-s (senior political advisor for cyber defense to NATO); koordinator kombetar per programet FP7-ICT; dhe anetar komiteti per FP7 -ICT prane Komisionit Europian. Qeveria ka besim te plote, se zoti Visho Ajazi Lika ka te gjithe integritetin, aftesite dhe perkushtimin per te permbushur me eficence dhe dinjitet te plote, ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit, detyren e larte, te besuar nga Presidenti i Republikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›