Ermal Mamaqi: Klipi "Ku ka si Tirona", suksesin e ka prej aktoreve Yllka Selita
Ka pak kohe qe ka dale ne treg, kenga me e re e kengetareve te mirenjohur Ermal Mamaqi dhe Dr. Flori, "Ku ka si Tirona". Nje kenge qe i kushtohet qytetit ku dy djemte jane rritur, me nje klip i cili ka krijuar fansat e tij, qe kur u shfaq per here te pare. Ne nje interviste te dhene per suplementin "Summer Time", ne gazetem "Koha Jone", Ermal Mamaqi rrefen mbi suksesin e kesaj kenge, dhe se si po pritet nga fansat. Megjithese Ermalin e njohin te gjithe edhe si aktor, ai nuk mohon faktin se klipi i kenges ka arritur ate lloj suksesi, fale aktoreve te talentuar qe interpretojne ty, duke theksuar se ata jane pelqyer me shume se vete kengetaret. Por, per te mesuar edhe per projektet e reja te Ermalit, lexoni intervisten e plote.
Kenga juaj me e fundit, eshte bashkepunimi me Dr. Florin, "Ku ka si Tirona". Si po pritet kjo kenge nga fansat tuaj?
Po nga ajo qe shikoj, jo vetem nga klikimet ne YouTube, por edhe nga kerkesa qe ka kenga ne nete te ndryshme, besoj se po pelqehet dhe po pritet shume mire. Per mua rendesi ka qe pelqehet shume ne dasma, se edhe ideja qe u krijua kjo kenge, ishte pikerisht per kete.
Cili ishte iniciatori i kenges "Ku ka si Tirona", ju apo Dr. Flori?
Iniciatori i kenges ishte Dr. Flori, sigurisht me Edlirin. Pasi e kishin menduar me pare, ata me afruan ne kete bashkepunim. Pra, mund te them se une nuk kam shume merite ne kete.
Kjo kenge ne fakt hapi debate, dhe ju u komentuat keq nga disa prej kolegeve tuaj. Cfare mund te na thuash me shume per kete?
Po cfare mund te them, thjesht me erdhi per te qeshur, pasi lexova komentet e ndryshme qe ishin bere ne media. Megjithate, nuk dua te them asgje me shume ne lidhje me kete, por do ju thoja, Zoti i bekofte te gjithe!
Klipi gjithashtu, eshte nje plus shume i madh i kenges, pasi ne te ka personazhe origjinale, jane aktore ata qe marrin pjese apo jo?
Sigurisht qe jane aktore. Egi dhe Albano jane dy nga aktoret e spektaklit "Apartamenti 2xl". Pa ta, klipi nuk do te ishte kurre ne keto nivele, madje mund te them se ne komentet qe jane bere ne YouTube per kete klip, jane pikerisht ata qe kane me shume komente e shume pelqime, ndoshta me shume se vete ne qe e kendojme kengen.
Ju thate se eshte iniciuar si kenge dasmash, a kerkohet sot neper dasma, pavaresisht nga krahinat?
Kam degjuar se vihet shpesh ne te gjitha dasmat, pavaresisht se ne cilen krahine behet. Me siguri mund te flas per dasmat qe bej une, ose DJ-t e tjere te agjencise time "Ami event", kjo kenge vihet shpesh pasi ka kerkesa, por ne qytetet e Shqiperise se mesme, miksohet shume me kengen "Pajtoni", e Valbona Halilit.
A keni ndermend te sillni dicka tuajen per kete sezon veror, apo eshte ende heret per nje kenge te re?
Une mendoj ne fakt, se vera tashme eshte drejt fundit, por nuk mund te them asgje per projektin e radhes, se na e kopjojne. (Qesh)
Ne sezonin e ri qe do te nise ne shtator, cilat jane projekte e Ermalit, si ne planin muzikor ashtu edhe si aktor?
Me fillimin e sezonit te ri ne shtator, ne planin tim si aktor do te vazhdoj me "Apartamentin 2xl", dhe Ermali kengetar, ndoshta nuk dua te flas para kohe, por ndoshta do ta mbyll me pjesemarrjen time ne festivalin "Kenga Magjike"
Nese nje dite do ishit i detyruar te zgjidhnit mes aktrimit dhe kenges, cilen do te preferonit?
Kjo eshte nje pyetje provokative ne fakt, qe une e kam thene disa here dhe ju siguroj se keshtu do te shprehem gjithmone, sa here te me pyesin. Kenga eshte profesioni im dhe nuk mund ta le pas aktrimit.
Ju, zakonisht pushimet i beni jashte sezonit veror, edhe kete vit ashtu do te jete?
Sigurisht qe eshte keshtu, pasi muajt e veres jane muaj me te ngarkuar per ne, jo vetem si kengetar por edhe si DJ, por edhe me mbarevajtjen e punes ne agjenci. Keshtu qe, gjithmone pushimet tona jane jashte sezonit te nxehte.
Dhe, ku do te jete destinacioni i radhes?
Per kete vit po planifikojme Tailanden, sigurisht qe nuk mund t'i leme pas dore shetitjet me motor ne jug te Shqiperise, sepse gjithmone na japin nje kenaqesi te madhe.