Debate për MM, Ruçi: Lejo kontrollin; Imami: Ndiqni proçedurat

Socialistët kanë akuzuar sërish Ministrine e Mbrojtjes, Arben Imami, se po kryen përgjime opozitarësh dhe diplomatësh. Ka qenë kreu u grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, ai i cili ka këkruar që Ministri Imami të lejojë kontrollin e deputetëve të opozitës në dikasterin që ai drejton.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka deklaruar se është i hapur për cdo lloj kontrolli në Ministri, por ky kontroll tha ai duhet bërë në përputhje me ligjet e vendit. Gjatë seancës plenare, Imami tha se nuk do të lejojë asnjë kontroll që vjen në kundërshtim me ligjet dhe procedurën përkatëse.
Më heret gjatë një prononcimi për mediat, Ministri Imami i ka quajtur amatorizëm politik akuzat për trafik armësh, ndërsa tha se Ministria nuk po kryen përgjime për deputetët socialistë, por rezulton e kundërta .