PS mbyll fushatën, Rama: Shkodra voto 29, çlirohu nga e shkuara!
SHKODËR/VLORE- Partia Socialiste po mbyll fushatën elektorale njëkohësisht në qytetin e Shkodrës dhe në Vlorë. Nga Shkodra, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ftoi shkodranët të votojnë në datën 23 Qershor, Rilindjen, dhe t’i japin fund ndasive të vjetra.
“Shkodra, zgjidhni nr 29 që të cliroheni nga e shkumja. Intriga e re me ndasitë e vjetra. A doni të jetoni në një Shqipëri që jeton mes ndasive të vjetra. Ndëshkojeni marrëzinë e përcarjes që të clironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra."- u shpreh Rama.
Sipas tij era e rilindjes po fryn fort dhe ky është manifestimi kombëtar i mbarë shqiptarisë i Shkodrës dhe i Vlorës.
“Ne do ti japim qeverisë së këtij vendi nder, dije, urti, burrni. Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkuara. Ndëshkojeni me votën për nr. 29, që ta çlironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra. Batakçillëku e ka varfëruar Shqipërinë, një hije e vjetër dhe e lodhur endet në Shqipëri për ti ngopur njerëzit me lugën bosh. Rrena dhe tradhtia e rraskapitën këtë popull, ndërsa vendi grabitet prej sundimtarëve, për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të shpëtuar nga borxhet dhe grabitqarët e këtij populli. Kur e keqja e kap për fyti një vend, nuk është faji i të këqijve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë. Ditën e diel me votë kundër rrënimit dhe për rilindjen e madhe të 23 qershorit”, deklaroi Rama.
Ai tha se ndihet njeri me fat që udhëheq përpjekjen për rilindje përballë rrënimit, por sepse kjo fushatë mbyllet njëkohësisht në dy qytetet e rilindjes, në Shkodër dhe në Vlorë.
Kryesocialisti theksoi se në Shkodër përjetoi rilindjen e fesë në varreza ku i ndjeri Don Simon Jubani, rebeli i pavdekshëm antikomunist dha meshën e parë, teksa ndiqej nga regjimi, ndërsa në Vlorë pa shpirtin rebel të popullit, që ngriti krye ndaj pushtetit që u premtoi para në dorë dhe i përvëloi në terrin e piramidave.
Më tej ai nënvizoi se u mbetet shkodranëve, vlonjateve dhe mbarë Shqipërisë të vendosin nëse janë turmë që mund të ndajnë popullin në emër të së shkuarës me thikën e ndasisë.
“Vuloseni me votën tuaj të dielën se çfarë jemi ne dhe fatin e vendit. E diela është dita që Shkodra dhe Vlora të bëhen një mendje, që veriu e jugu të jenë një në 23 qershor. Rroftë ky popull që meriton më shumë dhe që më 23 qershor do të votojë për rilindje”, tha ndër të tjera Rama
(d.b/BalkanWeb)