E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem Aldo Bumci viziton Kosoven

Ministri i jashtem i Shqiperise,Aldo Bumci po zhvillon nje vizite dy-ditore ne Kosove.Ai takoi kryeministrin Thaci dhe homologun e tij kosovar Hoxha ku edhe shkembyen falenderimet per bashkepunimin reciprok te te dyja qeverive.

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Aldo Bumci po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë më ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës zotit Enver Hoxhaj.
Ministri i jashtem i Shqiperise shfrytezoi takimin me homologun e tij kosovar per te shprehur pergezimin per punen e qeverise Thaci gjate procesit negociator dhe arritjen e marreveshjes me palen serbe, te cilen ai e cilesoi te nje rendesie te larte historike.
Kurse Ministri i jashtem i Kosoves,Enver Hoxhaj tha se Shqiperia po shendrrohet ne nje partner te rendesishem strategjik per rrafshin politik por edhe per ekonomine e Kosoves.

Ne kuader te vizites se tij Ministri Bumci takoi dhe kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci.Ne takimin e posacem organizuar per nder te ministrit te jashtem te Shqiperise Kryeministri Thaci, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për kryeministrin Berisha dhe Ministrin Bumci për mbështetjen e tyre të vazhdueshem në njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›