E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Puna e KQZ nje maskarade duhet marreveshje politike mes paleve

Vendimmarrja e 4 anetareve te mbetur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve eshte nje farse per ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu. I pyetur per KQZ gjate nje vizite te tij ne Korce, ambasadori ka qene i drejtperdrejte.
“Qe te kete zgjedhje te mira, nevojitet jo nje KQZ te bazuar mbi nje farse, por nje KQZ funksionale, nje KQZ si nevoje e konsensusit politik dhe marreveshjes.
Eshte e rendesishme te ristrukturohet KQZ, dhe prej ketej te nise edhe kompozimi i 89 KZAZ-ve. Eshte e rendesishme qe te zbatohen rregullat. Fatkeqesisht rregullat nuk jane respektuar kohet e fundit”.

Ambasadori kerkoi qe palet ta vleresojne me qetesi situaten, pasi vullneti politik eshte shume i rendesishem ne keto momente.
“Ai qe eshte me i rendesishmi, eshte vullneti politik. Askush nuk po flet per bojkot, askush nuk po flet per shtyrje zgjedhjesh. Gjerat jane aty, prandaj nuk nevojitet nje farse por qe punet te merren seriozisht. Dhe e rendesishme eshte qe opozita dhe qeveria te jene pjese e ketij procesi. Ne nuk kemi nje formule magjike, por ka me shume se nje zgjidhje dhe nje zgjidhje eshte ende e mundshme”.

Komisioni Qendror I zgjedhjeve per momentin eshte me 4 anetare., kryetaren e zgjedhur me consensus, dy anetaret e parties demokratike dhe nje te Partise Republikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›