Transparenca e zgjedhjeve Meta PS ne Kushtetuese me 28 firma deputetesh

Partia Socialiste ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te zgjidhur problemin e saj lidhur me transparencen e zgjedhjeve dhe tu jape fund thirrjeve te saj absurde per protesta. 28 firma deputetesh do ti jepnin zgjidhje kesaj kerkese te selise roze. Keshtu ka pohuar nga Elbasani kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njeheresh minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta gjate nje takimi qe zhvilloi atje me anetaresine e partise. Nderkohe qe nuk bejne keto veprime dalin neper Shqiperi dhe nuk e dine as vete se cfare thone dhe do te ngrene popullin ne protesta qe nuk dihet pse ne nje kohe kur u duhen vetem 28 firma deputetesh per tiu drejtuar Gjykates Kushtetuese nderkohe qe Evropa ka nje vit qe u kerkon te ndjekin kete rruge duke respektuar Kushtetuten - ka pohuar Meta. Por sipas tij selia roze ne vend qe te vere 28 firma qe mund te vihen per 28 sekonda kane nje vit qe bejne thirrje neper Shqiperi duke lodhur dhe mashtruar anetaret dhe simpatizantet e tyre. Ndaj do ti thosha nga Elbasani qe te reflektoje dhe te mos braktise ato vlera dhe parime qe kjo force politike ka pasur dhe ka dhene gjate 2 dekadave pasi Shqiperia eshte e te gjitheve Shqiperia nuk eshte nje vend i bllokuar Shqiperia eshte nje vend me te ardhme dhe kjo e ardhme eshte integrimi evropian - theksoi Meta. Ai shtoi me tej se tashme Shqiperia ka permbushur te gjitha detyrimet ndaj Bashkimit Evropian dhe ndaj shtetasve te saj ne menyre qe cdo qytetar me nje pasaporte biometrike te mund te udhetoje ne te gjithe Evropen. LSI - premtoi Meta - asnjehere nuk do te ndermarre veprime apo iniciativa te cilat mund te jene ne demtim te integrimit evropian. Dhe ne i bejme thirrje Partise Socialiste qe per shkak te axhendes se kryetarit te saj te mos shumezoje me zero gjithe kontributin qe PS-ja ka dhene per dy dekada per integrimin e vendit ne NATO dhe ne strukturat evropiane - tha kreu i LSI-se. Meta kritikoi edhe vendimin e deputeteve socialiste per te mos votuar ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. Lidhur me koalicionin qeverises ai u zotua se qeveria do te krijoje me shume vende pune ne nje kohe kur shifrat e papunesise ne vend jane ne raport te zhdrejte me rritjen ekonomike. Meta garantoi me tej se LSI do te permbushe me pergjegjesi cdo detyrim ndaj vendit ndaj programit dhe ndaj premtimeve te dhena.