E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Votat e qytetareve jane te barabarta

Deputetja e PD-së, Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu në studion e ABC News me gazetaren Sonila Meço ka deklaruar se numërimi i votave nga KQZ-ja ka qenë një proces transparent.

Sipas saj numërimi i votave është i drejtë, pasi çdo votë e qytetarëve është e barabartë dhe si e tillë duhet të shkojë në destinacion. Bregu tha se maxhoranca nuk e ka kundërshtuar numërimin e votave dhe ajo ka respektuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Bregu tha në 2009 ishte PS-ja që solli mosbesimin tek qytetarët.

Bregu tha se Rama ka kërkuar zgjedhje në favor personal. Po ashtu ajo tha se është opozita ajo që ka braktisur Parlamentin, duke refuzuar miratimin ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, veprim ky që vë në pikëpyetje integrimin e vendit në BE.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›