Gjata Procesi ne KQZ transparent
Çlirim Gjata, ish kreu i KQZ-së, në një bisedë në studion e ABC News, me gazetaren Sonila Meço ka komentuar procesin e numërimit të votave.
Sipas tij me këtë proces u arrit zbatimi i standardeve dhe transparencës, u numëruan të gjitha votat e qytetarëve. Gjata tha se Kolegji Zgjedhor vendos në parim të asaj që kërkohet.
Kolegji Zgjedhor e vlerësoi të ligjshëm rezultatin e parë të KQZ-së. Sipas tij në çdo proces zgjedhor nuk ka rakordim të plotë të shifrave. Madje sipas tij edhe 100 herë të bëhen zgjedhjet do të ketë rakordim të shifrave në masën 100% dhe kjo sipas tij është e pranueshme në një proces.
Ndaj Gjata thotë se PS-ja nuk mund të pretendojë për mosrakordim shifrash. Gjata ka sqaruar se lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve opozita e ka humbur këtë të drejtë. Pasi një veprim të tillë mund të bënte brenda 3 ditëve nga dita kur KQZ-ja shpalli fitues kandidatin Basha.
Sipas Gjatës, ata s’mund t’i kthehen pavlefshmërisë, pasi ata kërkuan mosrakordim shifrash me ankimin e tyre ne Kolegjin Zgjedhor.
Lidhur me sigurinë dhe përdorimin e kodeve, Gjata sqaron se pesë kodet e kutisë shënohen në procesverbal. Gjata thotë se po bëhet zhurmë me kodin e pestë, por ai sqaron se kodi i pestë vendoset në kapakun e kutisë së votimit dhe se në kutitë e votimit nuk mund të bëhen manipulime.
Gjata ka nënvizuar se kutitë e votimit ruhen në kushte sigurie shumë të larta.