E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu apel Rames Voto tre ligjet

Nuk ka status kandidat para 23 qershorit, po ministrja e Integrimti ka një thirrje të fundit për Edi Ramën
“Sot, kur ke marre sigurinë se statusi i kandidatit nuk miratohet dot nga BE para zgjedhjeve, sot kur nuk mund të kesh më frikë se përveç reformave madhore, anëtarësimit në NATO e liberalizimit të vizave, kjo qeveri do të hynte në zgjedhje edhe me fitoren e statusit të vendit kandidat, të paktën sot voto tre ligjet”- deklaroi Bregu.
Kështu i kursen turpin edhe grupit të tij parlamentar para votës së 23 qershorit
“Të ftoj Edi Rama të gjesh forcën dhe vullnetin që të heqësh dorë nga bllokimi. Në 23 prill është Këshilli i Stabilizm Asocimit, i fundit takim i palës shqiptare me BE-në para zgjedhjeve të 23 qershorit, ku, megjithëse si kofini pas të vjeli, ju duhet të tregoni se dini edhe të tërhiqeni nga pengmarrja. Mos mbaj më inate për interesa të ngushta personale, siç ke bërë deri më sot”- apeloi Bregu.
Ministrja e Integrimit thotë se Shqipëria e meriton denjësisht statusin e vendit kandidat, pavarësiht bllokimit trevjecar të edi Ramës. Sot Komisioni Europian nuk ka çfarë raporti të përgatisë dhe Këshilli i Ministrave të BE –së nuk ka se çfarë të votojë, të paktën –tha ajo- nga 133 ligje të miratuara deri tani deputetët e opozitës ta conin këtë numër në 136.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›