E Diel, 1 Nëntor 2026

YWCA kampione e nismes Vepro tani per muajin mars

Vepruan dhe ju shpërblyen!

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare per kater dite me radhe gjate muajit mars tregtoi lule ne sheshin “Skenderbej” ne Tirane me qellim qe 50 % e parave te fituara te perdoren per te rritur ndergjegjesimin ne luften kunder kancerit te gjirit.

Ne kuader te nismes “Vepro Tani” Ambasada Shteteve te Bashkuara te Amerikes vleresoi idene dhe bashkepunimin me biznesin e qeverisjen vendore dhe e shpalli Shoqaten Kristiane te Grave Shqiptare kampionen e muajit mars.

Çdo muaj Ambasada Amerikane ne Tirane permes rrjetit social facebook apo publikut perzgjedh dhe vlereson projektet te cilat synojne ndryshimin ne komunitet. 

ACT NOW apo Vepro tani eshte nje program i dizenjuar për të treguar se njerëzit mund të ndikojne vertete nese ato angazhohen. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›