Mbi 100 viktima në Bregun e Fildishtë
Kombet e Bashkuara njoftuan se në Bregun e Fildishtë deri më tani janë gjetur më shumë se 100 trupa të pajetë. Zyrtarët e OKB’së mendojnë se këto vrasje mundur të jenë shkaktuar për motive etnike.
Njoftimi i fundit i OKB’së erdhi vetëm një ditë pasi Alassane Ouattara, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, shpalli se refuzimi i presidentit aktual, Laurent Gbagbo, për të dorëzuar pushtetin, e ka zhytur këtë vend afrikan në një krizë të thellë humanitare.
Ish-presidenti Gbagbo raportohet se aktualisht po fshihet në një bunker, diku në qytetin jugor, Abidjan.
Presidenti i zgjedhur, Ouattara, po ashtu deklaroi se synon që ta përmirësojë sa më shpejtë gjendjen në Bregun e Fildishtë, deri i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore të Afrikës Perëndimore, që t’i tërheqin sanksionet ndaj vendit të tij për porte, banka dhe biznese të tjera.