E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE diskuton ndihmën për Portugalinë

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 16:34

Gjatë samitit dyditor, që filloi të premten në Budapest, Bashkimi Evropian do të diskutojë masat dhe afatet për ndihmën që duhet t’i jepet Portugalisë, pas kërkesës që për ndihmë që erdhi nga ky shtet.

Ministrat e Financave të BE, pritet të shqyrtojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për shumën dhe kushtet e borxhit për Portugalinë, pas marrjes zyrtare të kërkesës për ndihmë të martën.

Nga ana tjetër, mbetet që të shihet nëse qeveria e Portugalisë do t’i pranojë masat e rrepta, që mund të jenë parakusht për dhënien e borxhit. Qeveria e Jose Socrates u rrëzua nga parlamenti pikërisht për faktin se nuk arriti të miratojë masat e kursimit, kështu që vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 5 qershor.

Komisioni Evropian ka bërë të qartë të mërkurën se do të diskutojë një marrëveshje me autoritetet aktuale portugeze, duke theksuar se edhe me Irlandën është biseduar gjashtë javë me partitë opozitare dhe me biznesin e atjeshëm, para se të arrihej marrëveshja anti-krizë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›