E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, qeveria rrezikon të bllokohet?

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 16:03

Në natën mes të enjtes dhe të premtes, presidenti amerikan, Barack Obama, ka takuar në Washington liderët e Kongresit, dhe ka diskutuar me ta rreth çështjeve buxhetore, me shpresë se kështu do të shmanget bllokimi i qeverisë federale amerikane.

Megjithatë, nuk është raportuar për ndonjë kthesë në këtë drejtim.

Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk po pajtohet për atë se në ç’masë duhet të ulet buxheti federal, me qëllim që, në këtë mënyrë, të fillohet me uljen e borxhit të madh të vendit.

Meqenëse nuk dukej se kongresistët e dy partive amerikane nuk do të pajtoheshin as gjatë të premtes, atëherë ka gjasa që dita e shtunë ta gjejë pjesën më të madhe të qeverisë të bllokuar, për shkak të mungesës së fondeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›