Rikthehen sonte gjigandët e Europës në futboll
Tiranë - Futbolli europian do të përjetojë sonte rikthimin e evenimentit më të rëdësishëm të klubeve, Ligën e Kampioneve. Këtë mbrëmje do të zhvillohen katër përballjet e para të 1/8-ve të këtij kompetecioni, ndërsa, katër përballjet e tjera do të zhvillohen nesër.
Superndeshja e kësaj mbrëmje do të jetë ajo mes kampionëve të Italisë dhe Anglisë në stadiumin “San Siro” të Milanos. Interi i Murinjos do të ketë provën më të vështirë të sezonit përballë Mançesterit kampion Europe në fuqi, i cili drejtohet prej vitesh nga Sir Aleks Ferguson. Interi është duke fituar titullin e katërt radhasi në Itali, ndërsa, Mançesteri ka fitur gjithçka që mund t’i dilte përpara sezonin e shkuar. Shorti është treguar i pamëshirshëm që ka vendosur këto dy ekipe përballë njëri-tjetrit që në këtë tur, pasi, me plot gojën kjo përballje mund të quhet finalja e parakohshme e Europës.
Ndeshje tjetër që do të përjetohet në këtë mbrëmje është ajo mes Atletikos së Madridid dhe Portos. Për nga rëndësia kjo përballje mund të cilësohet edhe si më e lehta e mbrëmjes. Atletiko nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, dhe vazhdimi sa më gjatë në Ligën e kampioneve duket synimi i tyre për këtë sezon. Porto, nga ana tjetër, është shumë larg kampiones së Europës në vitin 2004, kohë kur Porto drejtohej nga Hoze Murinjo.
Arsenali, me plot mungesa, do të presë në një ndeshje të vështirë spektakolarët italianë të Romës. Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger ndodhet në vështirësi në kampionatin anglez, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen për vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. Ndeshja me Romën është një rast i mirë për Arsenalin të tregojë dinjitetin e vet. Ndërsa, Roma është duke u ringritur në Serinë A. Fillimi i kryeqytetasve ishte me të vërtetë i dobët, por, në ndeshjet e fundit po tregojnë fytyrën e vërtetë të Romës së drejtuar nga Luçiano Spaleti.
Takimi tjetër i kësaj mbrëmjeje, është ai mes Lionit dhe Barcelonës. Të dyja skuadrat po kalojnë momente të mira në kampionatet respektive. Lioni ndodhet me 6 pikë i shkëputur nga Paris SG ndjekës në Francë, ndërsa, Barcelona ka 7 pikë më shumë se Reali i vendit të dytë në Spanjë.
Ndeshjet e para të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve do të zhvillohen të gjitha në orën 20:45, dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të transmetohen nga Vizion Plus dhe paketa Tring TV.