Bregu i Fildishtë, koalicion për fundin e trazirave

Presidenti i zgjedhur i Bregut të Fildishtë do të pranojë në kabinetin e tij antarë të partisë së presidentit të vetshpallur Gbagbo, në atë që përbën ofertën e fundit për t’i dhënë fund trazirave që kanë kushtuar jetën e qindra personave që prej dhjetorit.
Ambasadori i Bregut të Fildishtë në Kombet e Bashkuara, Youssoufou Bamba deklaroi përpara organizatës se fituesi Alassane Ouattara është i hapur për ndërtimin e një kabineti të unitetit.
Gbagbo, presidenti në fuqi gjatë zhvillimit të zgjedhjeve refuzon të lejojë ndërrimin e pushtetit, duke argumentuar se procesi vuajti manipulime të shumta. Ai ka nxjerrë ushtrinë në rrugë.