Hilari Klinton mbërrin në Jemen
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka mbërritur në Jemen, në një vizitë të paparalajmëruar. Ajo është e para sekretare shteti që viziton vendin e gadishullit arab në 20 vjet.
Jemeni po ballafaqohet me rebelim në rritje të Al Kaedës, gjë që shihet si kërcënim global ndërsa Klinton pritet t`i inkurajojë autoritetet të bëjnë më shumë në trajtimin e ekstremizmit.
Duke folur me gazetarët para se të ateronte në kryeqytetin Sana`a, Klinton tha se udhëtimi i saj bëhet për të theksuar mbështetjen amerikane për Jemenin dhe për të bindur qeverinë se Shtetet e Bashkuara duan një dialog më të gjerë, e jo vetëm “ushtarak”.