E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë shkarkon Halilhodzicin

Vahid Halilhodzic është shkarkuar nga posti i selektorit të Bregut të Fildishtë pas paraqitjeve dëshpëruese në Kupën e Afrikës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, Jacques Anouma bëri njoftimin të shtunën në mbrëmje në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Anouma ka thënë se selektori i ri do të emërohet brenda 10 ditëve. Ai do ta udhëheqë ekipin në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Bregu i Fildishtë u eliminua në çerekfinale të Kupës së Afrikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›