Bregu i lutet Ramës për zhbllokimin e procesit zgjedhor në Bushat
Zëdhënësja e Fushatës së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu në një prononcim për shtyp i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste të mos urdhërojë komisionerët socialistë, që të braktisin procesin e numërimit. Jam këtu për ti drejtuar një thirrje Kryetarit të Partisë Socialist, Edi Rama që të zhbllokojë procesin e numërimit të votave në Bushat dhe në Bashkinë Shkodër.
Numëruesit socialistë nuk mund të ngrihen nga tryeza e numërimit sa herë që i bie telefoni nga Kryetari i Partisë së tyre. Është një akt që vjen krejtësisht në kundërshtim me klimën zgjedhore të votimit dhe numërimit të votave deri në këtë moment në të gjithë Shqipërinë, nënvizoi ajo. Duke vlerësuar procesin e numërimit të votave si procesin më transparent, me të qetë, më të dukshëm dhe lehtësisht të monitorueshëm nga të gjithë, Bregu i kë bërë thirrje Ramës, duke iu lutur që të zhbllokojë procesin zgjedhor në Bushat, në Bashkinë Shkodër. Dhe kudo tjetër që ka ndërmend të urdhërojë numëruesit e tij të braktisin tryezat e numërimit. Të mos pengojë përfundimin e procesit të numërimit si hallkën kryesore tanimë për të konfirmuar fituesin e këtyre zgjedhjeve, nënvizoi ajo.