PD-PS, bashkëpunim në grabitjen e votave ndaj LSI

Partitë e mëdha i grabisin rreth 15 mandate LSI
Dy partitë e mëdha në vend, PS dhe PD grabisin në mënyrë të turpshme dhe të paprecedentë partitë e vogla. Pas denoncimeve të përfaqësuesve të PDS, PSD dhe PBDNJ, një rroposje votash nga PD dhe PS i është bërë edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke menduar se LSI mund të fitonte kundrejt partisë së tij, kryesocialisti Edi Rama ka tentuar të ulë përqindjen e votave të LSI nëpër qendra të ndryshme numërimi, jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin. Kjo e tregon më së miri përqindja e arritur deri tani nga LSI, ku në kryeqytet si në Kombinat apo Laprakë ajo arriti 12-13%, ndërsa në zona të tjera deri në 4-4.5%. Bashkëpunimi i Ramës me Berishën për fundosjen e Metës, i ka kushtuar LSI 15-16 mandate në të gjithë vendin. Vetëm në qarkun e Fierit sipas përfaqësuesve të LSI janë grabitur rreth 10 mijë vota nga procesverbalet e firmosura me konsensus nga PS-PD, të cilat kishin shfarosnin votat e partisë së Ilir Metës.Ndërkohë që vetëm në Tiranë janë mbi 25-30 mijë vota të asgjësuara nga loja e sipërpërmendur. Vjedhja e votave ndaj LSI është denoncuar nga vëzhguesit e saj të stacionuar pranë qendrave të numërimit. Ata kanë pohuar se në një qendër numërimi në kryeqytet, gjatë regjistrimit direkt LSI kishte rezultuar me 60 vota, ndërsa në procesverbal kjo forcë politike rezultonte me zero vota. Ndërkohë që fenomene të tilla kanë ndodhur në të gjitha qendrat e numërimit në rang vendi. Ndërkaq, një tjetër manipulim i përdorur nga dy forcat e mëdha politike në vend, PD dhe PS, ka qenë shtimi i pakuptimshëm i i pjesëmarrjes në votime, me një përqindje të konsiderueshme. Mësohet se veç numrit real të pjesëmarrjes së shtetasve shqiptarë në votime, edhe 200 mijë fletë votimi janë hedhur nëpër qendra numërimi nga dy partitë e mëdha PD dhe PS. Partitë e vogla ndihen më të diskriminuara se kurrë më parë në zgjedhjet demokratike të zhvilluara gjatë këtyre 20 viteve në vendin tonë. Sistemi i ri zgjedhor proporcional rajonal, i miratuar me konsensusin e nga partive të mëdha PD dhe PS, i përdorur për herë të parë në Shqipëri, solli një rezultat fatal për të vegjlit. Këta të fundit, të mashtruar nga dy forcat e mëdha politike në vend, përveç LSI nuk arritën të siguronin thuajse asnjë kandidat në parlamentin e ri shqiptar, duke u përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja për 4 vitet e ardhshme. Ajo që arriti ti mbijetonte skemave hileqare të përdorura nga Rama dhe Berisha, ishte vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka siguruar 4 mandate deputetësh në të gjithë vendin. E ndërsa pritet që jo të mund të shtojë numrin e mandateve nga çasti në çast, PS dhe PD vazhdojnë taktikat manipuluese në dëm të saj, duke arritur deri në vjedhjen e votave, të cilat elektorati i ka hedhur për LSI. Bindja e elektoratit të LSI është që në kryeqytet kjo forcë do të mund të kapte minimumi 12 deputetë, por manipulimet e bëra kundrejt saj nga dy partitë e tjera të mëdha PD dhe PS, e kanë lënë atë deri tani në vend numëro, në pritje të rezultatit final pas mbarimit total të numërimit të kutive të votimit.
Taktika e PD dhe PS për të përvetësuar votat e LSI
Taktikat e PD dhe PS për të përvetësuar votat e LSI në të vërtetë kanë qenë të qarta dhe tepër të kuptueshme. Ndërprerja e energjisë për 2 orë, duke bllokuar funksionimin e kompjuterëve dhe kamerave, ishte një nga manipulimet e bëra nga dy partitë e mëdha, pasi në këtë mënyrë asgjë nuk ndiqej online. Përvetësimi i votave të cilësuara si të pavlefshme për LSI, por të vlefshme për PD dhe PS ishte një tjetër mënyrë manipuluese kundrejt forcës politike të tretë në vend. Ndërhyrja e militantëve të PD nga jashtë do të përbënte një tjetër penalizim ndaj LSI. Por manipulimet e PD dhe PS në kurriz të LSI arritën deri tek vjedhja hapur e votave të LSI, duke u përvetësuar nga dy të mëdhatë. Numëruesit e votave, i kalonin fletët e votimit me shpejtësi para kamerave, me qëllim që të mos kapej saktë nga vëzhguesit e tjerë se për kë shkonte vota. Ndërkohë që në mbyllje të kutisë, votat e regjistruara nga vëzhguesit e LSI gjatë gjithë procesit, nuk rezultonin me ato të procesverbalit të numëruesve. Probleme të tilla janë konstatuar në KZAZ nr. 51 në Kombinat. LSI ka ngritur shqetësim për vjedhjen e votave në këtë njësi, duke patur parasysh se aty është llogaritur zero edhe vota e familjarëve të vetë përfaqësuesve të kësaj partie. Por thuajse të njëjtat probleme, LSI i ka hasur edhe në KZAZ nr 51, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe jo vetëm. Vëzhguesit e LSI janë shprehur të shqetësuar për procesin e numërimit të votave pranë kësaj qendre, pasi sipas tyre komisionerët e PD dhe PS i kalonin shumë shpejt fletët e votimit para kamerës, me qëllim që ata të mos mund ti regjistronin dot votat e LSI. Në këtë KZAZ, vëzhguesit e LSI kanë janë shprehur edhe për abuzime nga komisionerët e PD dhe PS me fletët e parregullta të votimeve.
*********************************************************************************
Bakalli dhe Solis: Po na vidhen votat në mënyrë të pamëshirshme
Partitë e vogla denoncojnë vjedhjen e votës, e cila sipas tyre kalon për partitë e mëdha. Manipulimet e këtij procesi zgjedhor gjatë numërimit të votave, ka kaluar parashikimet e gjithsecilit. Kandidati i koalicionit Poli i Lirisë në Shkodër, Gilman Bakalli, denoncoi dje atë qe ai e quan vjedhje të votave të partive të vogla të cilat shkojnë për forcat e mëdha. Sipas tij, një rast flagrant është rasti i qendrës ku ka votuar ai dhe familja e tij, ku aty ka 0 vota për atë si kandidat. Bakalli theksoi se edhe në qendrat e tjera ku kanë votuar familjarë të tij dhe anëtarë të tjerë të LZHK-së nuk e kanë parë votën e tyre të figuruar gjatë numërimit. "Po na vidhen votat në mënyrë të pamëshirshme", u shpreh Bakalli, sipas të cilit e gjithë kjo ndodh në momentet e pushimit të grupeve të numërimit. Shqetësimit të kandidatit për deputet në qarkun e Shkodrës, Gilman Bakalli, i është edhe kandidati për deputet i PBDNJ, Leonard Solis, i cili ka kërkuar rinumërim të votave në Tiranë, duke deklaruar se gjatë këtij procesi ka pasur manipulime të shumta në dëm të PBDNJ. Në emër të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Solis gjatë një konference të shkurtër për shtyp ka bërë me faj për këtë Partinë Socialiste, me të cilën partia që ai përfaqëson është në koalicion. Kërkoj rinumërim të votave në të gjithë Tiranën, jo për të parë nëse unë do të jem ose jo deputet, por për të nxjerrë në dritë farsën e manipulimeve. Partia Socialiste ka keqpërdorur votën tonë, tha ai, duke shtuar se është i deziluzionuar me PS për keqpërdorimin e votës së tyre.
Last Updated on Wednesday, 01 July 2009 17:34