Bregu, leter Klajda Gjoshes: Uroj qe te ecim me te njejtin entuziazem Eljona Ballhysa
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu mesohet se do te organizonte nje ceremoni per t’i dorezuar detyren pasardheses se saj ne kete dikaster, ministres Klajda Gjosha. Por meqenese ministres se re te Integrimit, iu desh qe ne diten e pare te punes te udhetonte drejt Brukselit, zonja Majlinda Bregu i ka dorezuar detyren permes nje letre te vecante. Ne kete leter qe nis me fjalet “E dashur Klajda”, Bregu rendit gjashte pika-dokumente baze per ecurine e metejshme te procesit te integrimit.
Ajo shkruan se procesi i integrimit aktualisht ndodhet shume me perpara se 8 vite me pare, kur Partia Demokratike mori pushtetin qeverises. Ky proces tashme eshte ne nje rruge te pakthyeshme, - thekson Bregu, duke shtuar se Shqiperia ndodhet shume afer pikemberritjes qe eshte anetaresimi i plote i vendit ne Bashkimin Europian. Me tej zonja Bregu shkruan se puna do te jete e veshtire, per te realizuar koordinimin me drejtorite e integrimit ne Ministrite e tjera si dhe me agjencite ligjzbatuese, porse do t’ia vleje cdo dite, nese ministrja e re do te beje te mundur afrimin sa me pare te dates se anetaresimit te plote te Shqiperise ne familjen e madhe Europiane.
Demokratja Bregu shkruan se ia vlen sakrifica nese ben te mundur realizimin e endrres se pare te shqiptareve qe gjeti vend me thirrjen e njohur “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. “E bindur se ky proces eshte sot ne rruge te mbare e te pakthyeshme, se jemi me afer se sa 8 vite me pare ne drejt pikemberritjes sone, anetaresimit te plote ne Bashkimin Europian, e sigurt dhe e ndergjegjshme per punen e madhe qe stafi i Ministrise se Integrimit Europian, me kontributin e te gjitha drejtorive te integrimit ne Ministrite e linjes dhe agjencite ligjzbatuese ka kryer gjate ketyre viteve, qe nga firmosja e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, e deri tek propozimi i Komisionit Europian per dhenien e statusit te vendit kandidat te Shqiperise, uroj qe ky proces te vijoje me te njejtin entuziazem, pavaresisht detyres se veshtire te koordinimit. Do te kesh dite te veshtira, dite te mira, por jam e bindur se secila prej tyre do t’ia vleje nese shkurton kohen drejt permbushjes se endrres se pare demokratike te shqiptareve “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”,- ka shkruar ish-ministrja e Majlinda Bregu ne letren drejtuar ministres se re te Integrimit, Klajda Gjoshes.
Ministrja e re e Integrimit eshte duke zhvilluar viziten e saj te pare ne Bruksel se bashku me Kryeministrin Edi Rama me nje axhende te ngjeshur dyditore takimesh me zyrtare te larte evropiane.
Dokumentet
1-Organigrama
2-Raportim mbi arritjet kryesore
3-Raporti vjetor i Ministrise
4-Plani i punes 2013
5-Raportim mbi detyrat e drejtorive
6-Baza ligjore e procesit te integrimit