Energjia, KESH kundër Dollapit: CEZ të importojë energji
Në shtator vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik. Ky është alarmi që jep Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, nëse kompania ‘CEZ Shpërndarje’ nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar humbjet. Në qoftë se nuk blihen humbjet për një muaj mos blerje humbjesh liqeni i Fierzës bie me 6 metër. Me këtë nivel të Fierzës, me këto rezultate qe ka KESH, duhet që të marrim masat të mos shkojmë tek importi, këtë e ka për detyrë ERE ta ndjekë. E vetmja ndjekje që mund të bëjmë ne është ajo që nuk do ta bëjmë, të ulim turbinat, por ta dini që nëse do të ulen turbinat nuk do të kemi drita”, thotë Halit Velaj, administratori i KESH-it. Administratori i KESH-it thotë më tej se kompania ‘CEZ Shpërndarje’ nuk ka shlyer të gjitha detyrimet e trashëguara nga koha kur sistemi i shpërndarjes administrohej nga çekët, madje këto detyrime janë shtuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke kapur një total prej rreth 450 milionë dollarësh. ‘CEZ nuk i ka shlyer detyrimet për vitin 2013. Detyrimet ishin 30 miliardë dhe deri tani kur flasim ky borxh është rritur dhe me 14 miliardë. Sot në këto kushte që flasim, borxhi i CEZ-it është rreth 450 milionë dollarë’, tha Velaj. Në këto kushte, një tjetër barrë e rëndë për KESH është borxhi prej 20 milionë dollarësh që Koorporata u ka prodhuesve të vegjël. ‘KESH iu ka një borxh 20 milionë dollarë HEC-eve dhe nuk ka mundësi per t’ua paguar. Kam bërë dy shlyerje me grafik, sasia e parave nuk ka qenë e kënaqshme, sot më janë bllokuar llogaritë dhe sot nuk kam para as të investoj, as t’i jap njeriu borxhe, vetëm të mundohem të paguajë rrogat e punonjësve”, tha më tej Velaj.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
CEZ në Shkodër, ndërpret energjinë për debitorët
Kompania CEZ ka vijuar në qytetin e Shkodrës ndërprerjen e lidhjeve elektrike për familjet dhe bizneset që nuk paguajnë energjinë. Në aksion ka marrë pjesë edhe administratori i CEZ Shpërndarje z.Sahit Dollapi. “I vëmë në dijeni të gjithë qytetarët dhe abonentët, të gjitha bizneset dhe institucionet shtetërore që sot dhe në vazhdim, kompania në zbatim të vendimit numër 109, datë 31 korrik 2012, të ERE për llogaritjen e dëmit ekonomik, që ka të bëjë edhe në bazë të ligjit për energjinë elektrike të kodit të matjes, me cenimin e sistemit matës, me lidhjen e paligjshme do të operojmë me gjoba. Këto gjoba do të jenë dhe do të variojnë nga 81 mijë lekë të reja e mbi këtë shumë”, tha administratori i CEZ, Dollapi. Në qytetin e Shkodrës niveli i arkëtimeve të faturave të energjisë është më i ulëti dhe mospagimi tashmë është traditë për pjesën më të madhe të abonentëve.