E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu per ABC News BE tha se zgjedhjet perfunduan dhe Shqiperia duhet te shohe para

Pavarësisht se pala evropiane është shprehur e shqetësuar për situatën zgjedhore të krijuar në vendin tonë, ajo e ka cilësuar atë si një kapitull të mbyllur.

Ky ka qenë raportimi që ka dhënë në një linjë direkte për “ABC News”, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Qëndrimi nga pala evropiane ka qenë i qartë dhe i prerë: Që të ketë një kontribut real të opozitës në Parlament”, tha ajo.

Duke shtuar më tej se nuk duhet që të interpretohen në mënyrë anësore dhe nuk duhet të spekulohet me deklaratat e këtij Këshilli.

“Ky Këshill i ka vlerësuar zgjedhjet në Tiranë.

Fakti i zhurmës së madhe që u bë për Bashkinë e Tiranës, bëri që të tregohej preokupim nga BE-ja, por jo se u vu në diskutim vendimi për rinumërimin apo zgjedhjen e kreut të saj”, sqaroi ajo.

Ndër të tjera, Bregu tha se i gjithë thelbi i takimeve ishte që “zgjedhjet kanë përfunduar dhe se Shqipëria tani duhet të shohë përpara”.

“Të shohësh para do të thotë që të mos bëhesh bllokues për reformat integruese të vendit.

Do të vlerësohet një kontribut konstruktiv për axhendën evropiane nga ana e opozitës, pra që ai të mos jetë vetëm pjesëmarrës.

Një ndryshim i kursit të opozitës për të bashkëpunuar mbi reformat e vendit do të ishte shumë i vlerësuar”, përfundoi dukje ministrja e Integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›