Koncesionarja e Bulqizes e gatshme per negociata me minatoret
Kompania ACR, e cila ka me koncension prej disa vitesh minierën e Bulqizës, njofton se është e gatshme të negociojë me minatorët në lidhje me kërkesat që ata kanë.
Madje, ata i referohen edhe mundësisë për të biseduar mbi kërkesën që minatorët kanë në lidhje me rritjen me 20 për qind të pagës. Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi ligjor I ACR-së, kërkoi ndërprerjen e grevës së minatorëve, duke e quajtur atë të pajustifikueshme.
Përfaqësuesi i ACR deklaroi se firma do të përmbushë detyrimet e saj dhe se mes firmës dhe minatorëve ka një kontratë të nënshkruar. Sipas tij, në bazë të kësaj kontrate është premtuar se nuk do të ketë lëvizje të pagave deri në vitin 2013 , por do të ketë kujdes maksimal të kushteve të punës.