Bregu për integrimin: Opozita, baltë ndaj hapave pozitivë
Mazhoranca i është rikthyer serisë së akuzave ndaj opozitës për mos votimin e heqjes së imunitetit si tentativë per bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë.
Gjatë një takimi me të rinjtë e forumit rinor të PD-së në Dhermi, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se opozita shqiptare eshtë i vetmi rast ku opozita bllokon proceset integruese, dhe se referendumi do të jetë përgjigja që PS do të marrë ndaj qëndrimit të saj.
Ministrja Bregu theksoi se kohë nuk ka, e shtatori është muaji i cili fillon me raportimin mbi nje sere detyrimesh të tjera që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të realizojë.
Këto deklarata Ministrja Bregu i bëri në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në Kampingun Veror ne plazhin e Drimadhës, ku prej 2 muajsh ata ndjekin leksionet mbi pjesmarrjen dhe kontributin në politikë.