Greqia, shantazh me kufijtë detar në këmbim të statusit të vendit kandidat në BE
Shqipëria nuk pritet të futet në negociata me Greqinë deri në fillim të tetorit të këtij viti , kur merret në shqyrtim për të tretën herë statusi i vendit kandidat. Ky qëndrim i mundëson palës shqiptare kushtëzimin e mundshëm që Greqia mund ti bëjë në kuadër të ndarjes së ujrave. Sipas gazetës Shqip, vendi ynë i druhet influencës së Greqisë si një vend anëtar në BE. Burimet diplomatike të pasqyruara edhe nga Wikileaks treguan se Shqipëria u tregua bujare në negociata , si pasojë e presionit të Athinës zyrtare për bllokim të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tepër e domosdoshme për Shqipërinë në kuadër të avancimit tonë në BE. Në dokumentet e bëra publike pala greke përdori negocimin quid po quo, të cilin diplomacia e njeh për një marrdhënie të kushtëzuar marrje dhe dhënie. Ndërkaq, pala shqiptare që do merret me negocimin pohohet se përveç punës teknike për ndarjen e ujrave , po shikon edhe anën diplomatike dhe politike të çështjes, duke bërë të mundur neutralizimin e presionit grek, që ndodhi në negocimin e parë.