E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu përgënjeshtron zëvendësministren e vet: Fajtore për statusin, opozita!

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u është rikthyer serisë së akuzave ndaj opozitës për mos votimin e heqjes së imunitetit, si tentativë per bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë.

Gjatë një takimi me të rinjtë e forumit rinor të PD-së në Dhërmi, Majlinda Bregu tha se opozita shqiptare eshtë i vetmi rast kur opozita bllokon proceset integruese, dhe se referendumi do të jetë përgjigja që PS do të marrë ndaj qëndrimit të saj.

Deklarata e saj bie ne kundershtim me ate qe nje dite me pare ka deklaruar zevendesministrja Grida Dume, e cila theksoi se per statusin kane rendesi kushtet teknike te vendosura nga Bashkimi Evropian dhe jo klima politike.

Dume tha se kriteri politik nuk mund të dënojë Shqipërinë me refuzimin për herë të tretë të statusit të vendit kandidat.

Plotësimi i kriterit teknik dhe standardi i përdorur nga vendet e tjera të rajonit, janë bazat mbi të cilat do të kërkohet një përgjigje pozitive për kërkesën e Shqipërisë, tha Duma.

Duma theksoi se Shqipëria ka përparuar në përmbushjen në masën kritike te 12 prioriteteve, por disa prej tyre nuk mund të maten matematikisht, siç është rasti i reformës në drejtësi.

Deklaratat e zevendesministres Grida Duma duekt se kane prishur qetesine e qeverise dhe kane detyruar Bregun te bej deklarata nga plazhi i Dhermiut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›