E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatori italian shoqërohet në polici në Korfuz, pse kishte flamur shqiptar

Senatori italian Alberto Maritati ka kaluar një eksperiencë të hidhur në vendin fqinj të Greqisë, që ka treguar njëkohësisht urrejtjen e grekëve ndaj shqiptarëve.

Ai ka qenë me disa miqtë e vet, mes të cilëve edhe një çift shqiptar që prej 20 vjetësh banon në ishullin grek dhe dy vajza shqiptare njëra me shtetësi italiane, tjetra studente në Universitetin e Salentos, të gjithë me dokumente të rregullta.

Senatori italian ka një shtëpi në ishullin grek Erikoussa dhe shkon çdo verë atje për të pushuar. Dhe, këtë gjë bëri edhe këtë vit. Por, ndërsa shëtiste me varkë me miqtë e vet të mësipërm, senatori ka përfunduar pa dashje në ujërat shqiptare, mes Sarandës dhe Korfuzit.

Në këtë momente ai është vënë re nga roja bregdetare shqiptare, e cila ka shkuar dhe e ka ndaluar atë, duke i kërkuar dokumentet.

Pasi kanë parë dokumentet, ata kanë arritur në përfundimin se senatori ka qenë në rregull, vetëm e kanë pyetur atë se përse nuk mbante flamur shqiptar, pasi është rregull që kur udhëton në një vend, duhet të kesh edhe flamurin e atij vendi, përveç flamurit të vendit amë.

Ne u kërkuam ndjesë, ata na kontrolluan dokumentet, panë që ishte gjithçka në rregull, na i dorëzuan të vulosura bashkë me një flamur shqiptar (ne nuk kishim flamur shqiptar) dhe u duk se gjithçka mori fund aty. Por nga ai çast nisën problemet tona ka thënë senatori.

Dhe, duke qenë se nuk kanë pasur flamur, rojet shqiptare u kanë dhënë një flamur shqiptar, që do tu sillte pikërisht probleme me grekët.

Dhe, flamuri shqiptar do të bëhej shkas për një eksperiencë jo shumë të këndshme për senatorin italian. Me të hyrë në ujërat greke, ata janë ndaluar nga ana e rojës bregdetare të këtij vendi.

Na pyetën pse kishim flamurin shqiptar, u shpjeguam që jemi barkë italiane. Na kërkuan dokumentet e nga ai çast nisën të na trajtonin shumë keq. Na shpjeguan që duhet ti ndiqnim në Korfuz, ndërsa njëri prej tyre simulonte gjestin e vënies së prangave. Dukej sikur kishim të bënim me një vend armik, vijon më tej senatori, duke shpjeguar se grekët pretendonin që kishin të bënin me trafik klandestinësh.

Peripecitë e tij kanë vijuar gjatë dhe është dashur ndërhyrja e diplomacisë italiane, për tu zgjidhur ky rast.

Nuk arrij të kuptoj. Është herë e parë që më ndodh një gjë e tillë në 40 vjet që vij në Greqi. Të shurdhët, të egër dhe provokatorë, e mbyll senatori italian rrëfimin e tij për grekët, të cilët kanë treguar edhe një herë urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›