Ngjela: Urrejtja ndaj kryeministrit, e bashkuar me frikën nga varfëria, sjell rrokopujë
Politikani Spartak Ngjela mendon se urrejtja në rritje e shqiptarëve ndaj kryeministrit dhe varfëria në rritje, po arrijnë një pikë takimi që mund të çojë vendin në trazira. Në një koment të tij rreth situatës politike në vend, Ngjela thotë se, kur urrejtja e një shoqërie kundrejt kryeministrit të vet takon me ndjenjën e frikës që kësaj shoqërie i shkakton varfëria, pushteti i këtij kryeministri shkon me rrokullimë, kokëngulthi drejt humnerës.
Ngjela thotë se sot duket sheshit që, urrejtja kundrejt kryeministrit Sali Berisha, që kanë shqiptarët masivisht, ka ardhur dhe është takuar me varfërinë e tyre, e cila po thellohet përditë e më tepër.
Si rregull duhet që shpejt të shohim rrokullisjen e frikshme të Saliut. Por, a do të ndodhë kjo, apo përplasje e urrejtjes popullore me varfërinë do të sjelle një përjashtim nga rregulli?, pyet ai.