Spahiu: Bashkëpunim dhe me djallin për largimin e Berishës
Largimi i Partisë Demokratike nga pushteti dhe bashkëpunim me te gjitha ato forca politike me karakter nacionalist e patriotik, janë thelbi i veprimit politik te Aleancës Kuq e Zi.
Kryetari Kreshnik Spahiu thotë se ende nuk është përcaktuar, nëse do te ketë aleanca para apo pas zgjedhore, raporton Vizion Plus. Sipas tij, elektorati qe synohet nga kjo force, është pjesa e mbetur nga te partitë e mëdha, te cilat sipas kreut te AK, kane vetëm 1/3 te votuesve.
Kreu i AK-se u tregua i kujdesshëm te mos përjashtojë si mundësi bashkëpunimin me FRD-ne ndërsa u shpreh se kjo force është e re dhe duhet fillimisht te konsolidohet. Aleanca Kuq e Zi pavarësisht faktit se nuk është ne parlament, pretendon te jete opozita e vërtete shqiptare.