Bregu, përherë e ka një përgjigje gati…
TIRANE-Mbledhja e kryesisë së PD-së, e cila për caktoi dhe dy garuesit final për pasardhësin e Berishës, zgjati më shumë kur mbaroi sesa kur filloi. Anëtarët e kryesisë dolën një nga një dhe që të dalin të gjithë jashtë selisë së PD-së u desh shumë kohë. Madje më shumë kohë sesa koha e zhvillimit të mbledhjes.
Dhe gazetarët pritën për ndonjë përgjigje nga anëtarët se cilin nga kandidatët do të mbështesnin më 22 korrik, dhe kur do të zgjidhet dhe kreu i ri i PD-së. Asnjëri prej tyre nuk foli, por ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ka përherë një përgjigje gati. Pyetjes së gazetareve se kë do të mbështesë Bashën apo Olldashin, Bregu iu përgjigj me të qeshur: «Si jeni, a jeni mirë të gjithë»?.
(SummerPages/BalkanWeb)