Pavaresia e SHBA Presidenti Nishani uron presidentin Obama

Me rastin e dites se Pavaresise Presidenti Bujar Nishani uron Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Presidenti Nishani ne mesazhin e tij rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe siguron Presidentin Obama për vendosmërinë e tij për t'i forcuar këto marrëdhënie. Presidenti Nishani i shprehu Presidentit Obama mirenjohjen per mbeshtetjen qe SHBA i ka ofruar Shqiperise nder vite dhe ka garantuar per rolin konstruktiv qe do te vazhdoje te luaj vendi yne ne rajon.