E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre gjeneralet humbin betejen ne gjykate

Tre gjeneralët e liruar nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, humbin betejen edhe para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë…Gjeneralet Abaz Lleshi, Dhori Spiropali dhe Sandër Lleshaj ishin drejtuar Gjykatës, duke kërkuar pezullimin e dekretit të lirimit nga detyra deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku gjeneralet pretendojnë se janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë.
I pari që shijoj këtë humbje, ishte gjenerali Abaz Lleshi, pasi gjyqtarja Fahri Budo nuk e gjeti të mbështetur në ligj pretendimin e gjeneralit, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e dekretit të presidentit Nishani. Një ditë pas vendimit ndaj general Lleshit, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj, vendosi të pushoj kërkesë padine e gjeneralit Dhori Spiropali. Ky vendim I togave të zeza, erdhi pasi gjenerali nuk kishte preferuar të paraqitet në seancën gjyqësore edhe pse ishte njoftuar për orën dhe datën e gjykimit.
Ndërkaq, data 9 korrik është dita kur gjyqtari Shkëlqim Mustafa, do të shprehet me vendim mbi kërkesën e gjeneralit Sandër Lleshaj, por që mendohet se do të ketë të njejtin përfundim si të dy kolegëve të tij.
Pavarësisht këtyre vendimeve, tre gjeneralët i janë drejtuar Gjykatës me padi themeli, ku kërkojnë rrëzimin e dekretit të Presidentit për shkarkimin e tyre nga detyra, si të pa argumentuar në ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›