LSI, Meta: Bashkëqeverisja? 99% të pushtetit e kontrollonte PD
TIRANE-Kreu i LSI, Ilir Meta gjatë një intervistë të dhënë dje për emisionin “Nga A në Zh” të televizionit “Agon Channel” deklaroi se gjatë bashkëqeverisjes me Berishën, Partia Demokratike kontrollonte 99% të pushtetit.
Besimi deri në fund të paktën i analistëve ishte ky, që dy koalicionet e mëdha do të ishin shumë afër njëri-tjetrit. Pse ndryshoi kjo gjë më 23 qershor?
Sigurisht që një meritë të veçantë për këtë rezultat ka trysnia e madhe dhe arroganca e mazhorancës së mëparshme në raport me qytetarët. Ishte një trysni e padurueshme për qytetarët dhe një pjesë e mirë e tyre merrnin pjesë në mitingjet e PD-së pa dëshirën e tyre, por sa më shumë detyroheshin të merrnin pjesë në mitingje aq më shumë bindeshin që të te kutia e votimit duhet të votonin për opozitën, sepse pas 23 vjetësh kaq shumë politikë në jetën shoqërore, jetën sociale, në jetën familjare, në media ishte bërë një situatë e padurueshme. Unë asnjëherë nuk kam pasur bindjen që do të ishte një fitore e ngushtë përkundrazi kam pasur bindjen gjithmonë që opozita do të fitonte 80 mandate dhe këtë e kam shprehur që herët.
Çfarë përgjigje keni ju z.Meta për ata që thonë se vota për LSI-në në fakt ishte një votë pragmatiste?
Mendoj se ishte një votë e mençur, edhe pragmatiste qoftë, sepse unë nuk e marr asnjëherë në sens negativ, përkundrazi. Ishte një votë e mençur, sepse njerëzit donin një stabilitet dhe së dyti cila ishte ajo parti që do të thoja unë bëri fushatën më pozitive? Ishte LSI-ja.
Nëse biem dakord z.Meta se vota më 23 qershor ndëshkoi PD-në për shkak të qeverisjes së keqe, ju kontrollonit 20 % të qeverisjes. Ju ishit pjesë e problemit por nuk ishit qeverisja e keqe? Pse nuk u penalizua LSI dhe nuk mori asnjë faturë nga kjo qeverisje e keqe e PD-së në total?
Së pari nuk dua t’i ndaj gjërat bardhezi. Së dyti, kjo puna e 20% ka qenë një spekulim i madh, sepse gjërat në të vërtetë nuk kanë qenë kështu. Po kështu ministrat e LSI-së kanë qenë tepër bashkëpunues dhe tepër parimor në qeveri dhe në qeverisje. Kanë qenë tepër konstruktiv, nuk është e vërtetë ajo se ministrat e LSI-së ministritë i kanë pasur si domene të tyre. Kjo është një përrallë. Unë mund t’ju them për shembull, se vetëm në Ministrinë e Ekonomisë, 80% e të gjithë drejtorive në këtë ministri, madje më të rëndësishmet, kanë qenë ose persona që kanë punuar më parë në administratë, përpara se të bëhej koalicioni i vitit 2009, ose kanë qenë kryesisht të propozuar nga ana e PD-së. Apo edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, dihet që më shumë se gjysmën e këtij sistemi e përfaqësojnë sigurimet shëndetësore dhe shumë struktura të tjera. Së pari, LSI-a nuk ka pasur lidershipin e qeverisë. LSI-a ka treguar përgjegjësitë e saj. LSI-a ka marrë dhe kostot e saj, absolutisht, të cilat diku kanë qenë të drejta por në të shumtën e rasteve kanë qenë të padrejta, sepse ka qenë një interes në atë kohë edhe i PS-së më shumë për të goditur përfaqësuesit e LSI-së në media, duke parë të keqen tek aleanca LSI – PD dhe duke e ekzagjeruar shumë raste të sakta dhe të pavërteta por ka qenë dhe interes i segmenteve të PD-së për të ekspozuar gjoja njerëz të LSI-së si përfaqësues të fenomeneve kryesore, ndërkohë kur pushteti real ka qenë 99% në duart e PD.
Megjithatë duket sikur jeni në vështirësi me aleatin kryesor, PS-në për të ndarë postet që do të drejtojë njëra apo tjetra, duke pasur parasysh se ju tashmë jeni me një potencë të shtuar...
Nuk kemi asnjë vështirësi dhe nuk e di se ku e lexoni ju këto vështirësi. Përkundrazi, jemi në një sintoni dhe në harmoni të plotë.
Edhe pse nuk kemi ende një ide të qartë se kush do të drejtojë çfarë...
Kjo është gjëja më e parëndësishme, sepse më e rëndësishme është ndërrimi i programit elektoral në një program qeverisës dhe për këtë gjë po punohet. Dhe së dyti, struktura e qeverisë së ardhshme në përputhje edhe me programin dhe prioritetet e tij, dhe në fund do vijnë emrat që për mua nuk është gjëja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është programi dhe ajo që do të realizojë qeveria sepse kjo është ajo që presin qytetarët. Kjo çështja e ministrave, kush është apo kush nuk është, është më shumë çështje kurioziteti sesa çështje thelbësore.
Por me siguri kanë rëndësi potenciale edhe emrat që do të mund të drejtojnë këtë program...
Patjetër, por ajo vjen në fund dhe unë mendoj këto të jenë emra krejtësisht në harmoni me programin dhe me prioritetet e tij.
Për shembull ju keni programin me pesë pika për punësimin. LSI a nuk do ta ndjente veten më komode që të drejtonte të paktën ato pesë ministri, të cilat vënë në zbatim pikën e fortë të fushatës së saj elektorale?
Për ne më e rëndësishmja është çështja e programit. Së dyti, është që qeveria të ketë sukses në të gjitha fushat e sidomos në ato fusha që kanë qenë prioritetet tona kryesore por që janë edhe prioritete edhe të PS-së apo të partive të tjera të koalicionit. Njëkohësisht ne nuk e konceptojmë qeverinë të ndarë sipas përfaqësimit partiak, pavarësisht se është e rëndësishme për të pasur një qeveri sa më përfaqësuese dhe nga ana politike.
A ishte kaq naiv Vangjel Tavo kur tha se LSI do të duhet të kontrollojë 40% të qeverisjes sepse dinte edhe shifrat që do të merrte LSI-a? Ju thatë se keni folur për to dy muaj përpara, apo jo?
Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të z.Tavo por e theksova edhe njëherë tjetër, për ne është e rëndësishme në radhë të parë të zbatojmë programin dhe të realizojmë premtimet tona, sepse kjo është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe natyrisht emrat përfaqësues të jenë në harmoni të plotë me prioritetet që ne kemi.
Si ratë dakord me Edi Ramën për të ndarë postin e kryeministrit dhe që ju do të jeni kryetari i Kuvendit nesër, a ishte e thjeshtë?
Është një ndarje e natyrshme dhe e logjikshme duke lexuar rezultatin e votuesve dhe përgjegjësitë që ata na kanë besuar. Përderisa PS ka dalë në mënyrë të qartë forcë e parë politike, natyrisht që është akoma më e vështirë për partinë që ka dalë e dyta edhe pse me shumë numra që të pretendojë postin e kryeministrit. Për respekt në radhë të parë të votës së qytetarëve dhe të gjithë opozitarëve i takon PS-së për të marrë përgjegjësinë për drejtimin e qeverisë. Asaj i takonte marrja e kësaj përgjegjësie. Natyrisht që edhe unë, në emër të LSI-së, kam marrë një përgjegjësi tjetër shumë të rëndësishme sikurse është drejtimi i Kuvendit. Besoj se fryma jonë e bashkëpunimit, e forcimit të institucioneve dhe e dialogut për reformat e mëdha që ka nevojë vendi do të reflektohet edhe në drejtimin e Kuvendit.
A keni ju besim se z. Rama si Kryeministër do të jetë jo vetëm administrator i mirë por edhe politikan i mirë?
Nuk duhet të paragjykojmë. Të gjithë kanë të drejtë të mbeten dyshues për aq kohë sa ata kanë dyshime por të gjithë duhet të jemi mbështetës të kësaj mazhorance të re, të kësaj qeverisjeje të re pasi kjo është një mazharancë e cila i kalon kufijtë e votuesve tradicionalë të të gjitha partive tona. Shoqëria ka sjellë një konsensus shumë më të gjerë në mbështetje të kësaj filozofie dhe të kësaj fryme të re bashkëpunimi në politikën shqiptare. Ajo që unë besoj më shumë është filozofia e bashkëpunimit, e gjithëpërfshirjes dhe transparenca. Përderisa z. Rama është i angazhuar dhe e reflekton këtë frymë edhe pas fitores akoma edhe më shumë nuk ka asnjë arsye pse në të mos besojmë dhe të punojmë të gjithë së bashku që këto objektiva kryesore që kemi afirmuar të bëhen një realitet sepse kjo do të jetë në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
A do të jetë KQZ-ja në tryezën e diskutimeve tuaja të mazhorancës së nesërme me opozitën riformatimi si tezë e shumëpërfolur?
Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë. Ndoshta do të kemi pas shtatorit.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)