E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama u rikthehet kushteve per Presidentin

Pas ezaurimit të raundit të tretë të votimit të presidentit dhe pas tërheqjes së kandidaturës konsensuale të mazhorancës Xhezair Zaganjori Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i rikthehet kushteve për zgjedhjen e presidentit. Në një deklaratë për mediat kreu i PS-së deklaroi se tërheqja Zaganjorit nga gara presidenciale i hapi rrugën konsensusit, por theksoi se vizioni i opozitës në këtë përpjekje ishte dhe mbetet i pandryshuar , duke renditur kushtet për zgjedhjen e presidentit dhe sipas për t’i dhënë mundësinë vendit për të marrë statusin kandidat .
“Opozita ka vetëm një interes, atë kombëtar. Në vigjilje të promovimit të Shqipërisë në 12 tetor në Bruksel kemi nevojë për konsensusin. Kemi një kërkesë, dialogun konstruktivopa parakushte e paragjykime, kemi vetëm një shtysë domosdoshëmrinë që t’ia dalim së bashku për t’i dhënë mundësinë vendit të marrë stausin kandidat pa lejuar që Shqipëria të vendoset përballë të panjohurave”- deklaroi kreu i selisë rozë duke cituar edhe kushtet e opozitës.

Ja kushtet e Ramës për Presidentin
1. Të zgjedhim presidentin me votat opozitë-qeveri

2. Të hapim procedurat për heqjen e imunitetit

3. Kompromis për reformën parlamentare dhe ta votjmë bashkarisht

4. Të përmbyllim reformën zgjehdore dhe ta votojmë së bashku

5. Opozita dhe qeveria me mbështetjen edhe të presidentit t’i drejtohen familjes europiane para përfundimit të këtij sesioni parlamentar duke kërkuar njëzëri që Shqipëria të marrë statusin kandidat.

Gjithashtu kreu i opozitës apeloi se vetëm të bashkuar mund t’ia dalim kësaj sfide, ndërsa shprehu gatishmërinë për t’u përfshirë në çdo formë komunikimi mes palëve për kapërcimin e këtij momenti delikat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›