Sarandë, zjarri në shkurre rrezikon banesat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e pasdites së të enjtes, një sipërfaqe me shkurre e pemë në komunën Vergo të Delvinës.
Flakët e zjarrit kanë vënë në rrezik edhe shumë banesa që ndodhen në këtë zone. Kanë qenë banorët të cilët menjëherë kanë kërkuar ndihmën e sektorit të zjarrfikëses.
Drejt vendit ku u regjistrua ky zjarr kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe ata të repartit të zjarrfikëses, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e rënies së këtij zjarri.