Breivik kthehet në Utoya, rrëfen për masakrën

Policia norvegjeze ka kthyer Anders Behring Breivikun në ishullin Utoya, për të rifilluar ri-konstruimin e masakrës, në të cilën ai vrau 69 persona para tri javësh.
Në një nga fotografitë, të publikuara nga gazeta VG, vrasësi 32 vjeçar masiv, i cili e ka pranuar fajin, mund të shihet në pozitën duke ja drejtuar armën dikujt në ujë, i cili po përpiqej që të largohej nga aty.
Policia konfirmoi se vizita është bërë të shtunën dhe se do të ofrojë më vonë detaje tjera në lidhje me këtë vizitë.
Gazeta theksoi se Breivik ka qenë i shoqëruar nga policë të armatosur dhe se ka pasur të veshur një këmishë anti-plumb, gjatë vizitës në ishull, e cila zgjati tetë orë.
Ishulli ka qenë i mbyllur për vizitorë që nga sulmi i 22 korrikut, i cili pasoi pas sulmit me bombë në Oslo, si pasojë e të cilit u vranë tetë persona.