E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Britani fillojnë proceset e para pas trazirave

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 18:30

Autoritetet britanike kanë njoftuar se dy persona do të paraqiten para gjykatës, në lidhje me vrasjet gjatë trazirave.

Ata akuzohen se kanë goditur për vdekje tre njerëz, të cilët përpiqeshin të mbronin lagjen e tyre nga plaçkitjet.

Dy të pandehurit janë rastet e para që akuzohen në lidhje me viktimat, që pësuan gjatë trazirave më të këqija në Britani në disa dekada.

Harun Jahan, Shazad Ali dhe Abdul Musavir janë vrarë në hyrje të një pike karburanti, në lagjen Winson Grin, të Birminghemit.

Joshua Donald dhe një 17-vjeçar i gjinisë mashkullore, rëndohen me tri aktakuza për vrasje.

Gjithsej 509 persona janë arrestuar në qytetin e Birminghemit, pas trazirave të javës së kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›