E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin shokon rusët, do të ndalojë duhanin

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 17:30

Rusia i ka shpallur luftë miliona duhanpirësve në vend dhe së shpejti pritet të miratojë ligjin më të ashpër kundër duhanit në historinë e vendit.

Sipas medieve ruse, në Rusi së shpejti pirja e duhanit do të lejohet vetëm në shtëpi dhe në rrugë.

Ligji parasheh që reklamat dhe shitja e cigareve të reduktohen dukshëm dhe të rritën edhe çmimet e cigareve.

Nga viti 2014 është paraparë që pirja e duhanit të ndalohet në trena, aeroporte dhe anije.

Nga viti 2015, kjo ndalesë do të vlejë edhe për restorantet dhe klubet e natës.

Projekt-ligji, i iniciuar në vitin 2010 nga kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të miratohet nga parlamenti.

Ekspertët presin se ligji do të kundërshtohet me ashpërsi nga kompanitë e fuqishme të duhanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›