Breivik nuk njeh gjykatën, pretendon pafajësinë

I veshur me një kostum të zi, Breivik buzëqeshi teksa hyri në gjykatë. Pasi ju hoqën prangat ai përshëndeti me dorën e shtrirë para dhe me grushtin e mbledhur. Më pas ai i tha gjykatëses, Wenche Elisabeth Arntzen: “Unë nuk i njoh gjykatat norvegjeze. Ju e keni marrë mandatin nga partitë politike të cilat mbështesin multikulturalizmin”. Ai po ashtu tha se nuk njihte autoritetin e Gjykatëses Arntzen, duke pretenduar se ajo ishte shoqe me motrën e ish-kryeministrit dhe liderit të Partisë Laburiste, Gro Harlem Brundtland. Breivik e përshkroi profesionin e tij “shkrimtar”, por që aktualisht po punonte nga burgu.
Prokurorja Inga Bejer Engh lexoi aktakuzën kundër tij dhe dha detajet për mënyrën se si ishte vrarë çdocila prej 77 viktimave të korrikut të vitit 2011. Teksa prokurorja po lexonte aktakuzën, Breivik nuk shfaqi asnjë emocion, porse shikonte me sytë poshtë tavolinën që ndodhej para tij. Në fund, Breivik tha se i “pranoj veprimet, por nuk pranoj përgjegjësinë kriminale. Unë pretendoj se po i bëja për vetëmbrojtje”.
Breivik vrau 67 persona (mes të cilëve edhe një vajzë me origjinë nga Kosova) dhe plagosi 33 të tjerë – shumica adoleshentë – gjatë një sulmi kundër një kampi veror të Partisë Laburiste në Ishullin e Utojas. Ai thotë se partia është një “objektiv legjitim”, pasi ajo i toleron myslimanët. Pothuajse paralele me këtë sulm, Breivik shpërtheu edhe një makinë bombë pranë zyrave të kryeministrisë në Oslo ku humbën jetën 10 persona.
Nëse gjykata e deklaron Breivikun të çmendur, ai do të vihet nën kujdesin psikiatrik, por nëse gjykata e gjykon të qëndrueshëm mendërisht, ai do të dërgohet në burg. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet deri me 21 vite burg, porse ky dënim mund të zgjatet çka mund të bëjë që ai të kalojë pjesën e mbetur të jetës pas hekurave.
/Start/F. Prroni/
2012-04-16 16:40