E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik sërish para gjyqit

Anders Bering Breivik, i cili ka pranuar se ka vrarë 77 persona në Norvegji, do të dëshmojë sot para gjykatës së Oslo.
Në ditën e parë të seancës gjyqësore që u zhvilluar dje Breivik është deklaruar i pafajshëm.
Ai ka thënë se vendosja e makinës-bombë, që ka vrarë tetë persona në Oslo, dhe vrasja e 69 të rinjve në një ishull jashtë kryeqytetit, ka qenë për “vetëmbrojtje” dhe jo një akt kriminal.
Breivik ka thënë se po lufton për të shpëtuar Evropën nga Islami dhe multikulturalizmi.
Nëse shpallet fajtor dhe ligjërisht i çmendur, Breivik mund të dënohet me 21 vjet heqje lirie.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›