E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, nis gjykimi ndaj komplotistit të metrosë

Në Nju Jork ka nisur gjykimi i Adis Medunjaninit, personit që akuzohet se ka bërë përpjekje të shpërthejë bombën në metronë e këtij qyteti.

Medunjanin, shtetas amerikan, është deklaruar i pafajshëm për akuzat, përfshirë konspiracionin për të përdorur armë të shkatërrimit në masë dhe për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se Medunjanin është trajnuar nga Al Kaida, ndërsa komplotin e përshkruajnë si njërin nga më të rrezikshmit që nga sulmet e 11 Shtatorit, 2001.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›