E Diel, 1 Nëntor 2026

Jim Yong Kim kreu i ri i Bankës Botërore, kërkon rritje

Në një intervistë për “BBC”-në, Dr. Kim tha se ishte kjo ishte mënyra më e mirë për të krijuar vende të reja pune dhe për të nxjerrë popullin nga varfëria.

Dr. Kim u zgjodh si Presidenti i ri i Bankës Botërore të hënën, si i nominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, shumë kritikë vunë në pikëpyetje krediencialet e tij duke thënë se zgjedhja e Kimit në krye të Bankës Botërore kishte bazë politike jo merite.

Dr. Kim tha për “BBC”-në se ndërkohë që mund t’i mungojë bagazhi politik, formimi i tij si fizikan do ta ndihmojë në rolin e tij të ri.

Ai shpjegoi se punoi për më shumë se 25-vjet në vendet në zhvillim. Në të njëjtën kohë ai është lavdëruar për rolin e tij në trajtimin e HIV/Aids-it dhe për reduktimin e impaktit të tuberkulozit./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-17 09:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›