E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka gjermane e shqetësuar për tenderin e interkonjeksionit

 Gazeta “Zëri”, ka siguruar korrespodencën mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe drejtorit të Bankës gjermane, Roland Siller, ku ky i fundit duket tejet i shqetësuar.

 Letra mban datën 19 janar të këtij viti. Çështjet që janë ngritur në letër kanë qenë në fokus të tyre të vëmendjes, që nga nëntori i vitit 2011, kur e kanë marrë evoluimin final të raportit. “Shqetësimet e ngritura meritojnë vëmendje. Ne dy herë kemi arritur në Tiranë, për të diskutuar personalisht me OST, rreth rezultatit të tenderit të transmisionit 400 KW me Kosovën”, thuhet në letrën që drejtori Siller i ka dërguar ministrit të Financave, Bode.

 Më tej në letër thuhet se në pozicionin e financuesit Banka Gjermane KFW monitoron nga afër të gjithë procesin e tenderit. Po ashtu, drejtuesit e bankës i kanë rikujtuar ministrit Bode se dallimi mes kompanisë që e ka fituar tenderin dhe kompanisë tjetër që ka qenë konkurrente është tepër i dukshëm. “Kur i kemi pranuar draftraportin final të vlerësimit diferenca e çmimit mes ofertuesit të parë dhe të dytë të radhitur është i dukshëm. Është detyrë e KFW që fondet të shfrytëzohen sa me ekonomikisht të jetë e mundur. Kjo ka shkaktuar shqetësime te ne”, thuhet më tej.

Në fund të letrës drejtori i bankës gjermane KFW thotë se procedurat e tenderit duke i përfshirë edhe kriteret e përzgjedhjes ishin definuar nga agjencitë. Sipas tij, rezultat e vlerësimit janë një rezultat i procedurave të përcaktuara dhe sipas tij, ato nuk mund të kontestohen. Po ashtu, gazeta “Zëri” ka siguruar edhe korrespodencën e ministrit të Energjetikës, Nasip Naço me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Naço i ka rikujtuar kryeministrit Berisha, se për aq kohë sa financimi për kryerjen e veprave sigurohet nga donatoret e huaj është e natyrshme që procedurat dhe rregullat të vendosen nga ta.

“Mosarritja e një zgjidhjeje përfundimtare mes të gjitha palëve lidhur me ketë situatë mund të sjellë dëme të konsiderueshme si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë politik me marrëdhëniet me një donator serioz, siç është KFW, përfaqësues e Qeverisë gjermane, duke e vënë në rrezik realizimin e këtij projekti vital për sektorin elektroenergjetik dhe për ekonominë shqiptare”, thuhet në fund të letrës që ministri Naço ia ka dërguar ministrit Bode dhe kryeministrit Berisha. /Start/

                                                                                             2012-04-17 09:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›