E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik rrëfen masakrën

Breivik ka lëvizura pothuajse ne çdo cep te ishullit, duke shpjeguar me perpikmeri çdo lëvizje te kryer ate dite. Me po te njëjtën gjakftohtësi me te cilën ka kryer vrasjet e te rinjve, Breivik ka treguar mënyrën se si ka qëlluar, se ku ishte pozicionuar ne fillim dhe si e kishte ideuar planin. Ne fytyrën e tij per asnjë moment nuk mund te dalloheshin shenja pendimi, fakt ky qe me pas u pranua dhe nga vete vrasësi. “Nuk e kuptoja qëndrimin e Breivik, teksa udhëtonim drejt ishullit dhe as kur arritëm atje. Nuk i beri fare përshtypje. Mendohej se duke u kthyer ne vend-ngjarje ai do te shfaqte shenja pendese por kjo gjë nuk ndodhi as edhe për nje sekonde” - u shpreh nje prej policeve, qe shoqëroi 32-vjeçarin. Per bombën e shpërthyer ne Oslo qe shkaktoi 8 te vdekur dhe per tragjedinë ne ishullin Utoja, Breivik rrezikon te dënohet me 21 vjet burg, dënimi ky me i madh ne Norvegji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›