Londër, policia ne ndjekje te krimineleve
Proceset gjyqësore per shume prej tyre kane nisur prej 3 ditesh, madje jane zhvilluar edhe ne fundjave. Bashke me aksionet, po thellohen çdo dite edhe polemikat midis kryeministrit Kameron dhe drejtuesve te policisë britanike. Keta te fundit kane shprehur rezerva ne lidhje me vendimin per te vene ne krye te hetimeve te ngjarjeve dhe si konsulent per sigurinë publike, ishshefin e policisë se New Yorkut, Bill Braton. E nderkohe qe tensionet po rriten edhe brenda koalicionit qeveritar, ne Brimingam edhe zhvilluar nje tubim paqësor, ne nderim te tre djemve qe humben jeten ne manifestimet e dhunshme, duke u shtypur nga nje makine. Te rinjte qe dyshohen per vrasjen e tyre jane arrestuar tashme nga policia britanike dhe pritet qe se shpejti edhe per ta te nise procesi gjyqësor.