Opozita: Jo dialog me serbet
Burim Ramadani, sekretari i pergjthshem i Aleances per ardhmerine e Kosoves, ne nje interviste per “Koha Ditore” u shpreh se qeveria e Kosoves nuk duhet te pranoje kurrsesi dialog, por duhet te dale me nje plan krijues. Sipas tij, nese qeveria Thaçi do te pranoje bisedimet me serbet, kjo do te nënkuptonte rrjedhimisht pranimin e planit Ahtisari ose ate qe e cilëson veriun si pjese serbe. Me Aleancen per ardhmerine e Kosoves jane bashkuar edhe partite e tjera opozitare, sipas te cilave çeshtja e kufijve eshte vetem e Kosoves dhe per kete nuk ka nevoje per bisedime dypaleshe. Lëvizja “Vetëvendosja” deklaron se tanime eshte momenti me i mire per te ndërprere çdo lidhje me Beogradin zyrtar.