E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik vrau, sepse policia nuk u përgjigj!

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 19:00

Personi që terrorizoi brenda një ditë Norvegjinë dhe vrau 77 njerëz, ka telefonuar 10 herë policinë gjatë ditës së tij të sulmit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë që ai priste që policia të përgjigjej, Breivik nuk ka qëlluar. Këtë konfirmim e bëri avokati i Andres Breivik, sipas të cilit, ai donte të dorëzohej.

“Në kohën që priste që policia të telefononte, ai nuk ka vrarë askënd, por mendonte nëse duhej të vriste veten apo të vriste persona të tjerë, derisa të vinin forcat e policisë”, është shprehur avokati i Breivikut.

Tashmë të gjithë e dimë vendimin që mori Breivik, ajo që mbetet ende një enigmë është se sa njerëz do të ishin shpëtuar, nëse policia do të ishte përgjigjur në telefon.

Pas deklaratave të bëra nga avokati, policia norvegjeze në një komunikatë për shtyp theksoi se ekziston regjistrimi i një thirrje të Breivikut, por sipas policisë nuk mund të provohet që ka pasur telefonata të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›