E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mahmud Abaz, viziton Bosnje-Hecegovinën

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë. Ai gjatë kësaj vizite, do të ketë takime në presidencë dhe do të takohet me ministrin e jashtëm Sven Alkalaj.
 

Ambasada e Palestinës në Bosnje-Hercegovinë, ka njoftuar se presidenti palestinez do të arrijë në aeroportin e Sarajevës të dielën pasdite, ndërsa të hënën do të nisin takimet e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›