E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Interesat e zgjedhësve, të vihen mbi ato politike

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se ka ardhur koha që anëtarët e kongresit të vënë interesat e zgjedhësve të tyre para politikës. Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama tha se shumë amerikanë po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre këto ditë.

Ai i bëri thirrje kongresit të lërë mënjanë zënkat dhe të votojë në favor të një pakësimi të vazhdueshëm të taksave në paga, që mund t`i kursejnë një familje mesatare amerikane gati një mijë dollarë në vit.

Presidenti Obama udhëtoi jashtë Uashingtonit gjatë javës së kaluar për të vizituar një fabrikë të teknologjisë së lartë në Miçigan ku, tha se njerëzit po bëjnë atë që duhet për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara jashtë recesionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›